Dita e djeshme ka patur shumë emocion për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo ka festuar ditëlindjen e motrës së saj Elena, të cilës i ka dedikuar fjalët më të ëmbla. Mirëpo Rita ka kujtuar edhe ndarjen e gjyshit të saj nga jeta. Ditën e djeshme ka qenë përvjetori i tij i ndarjes nga jeta dhe Rita ka shkruar se ai i mungon shumë. Këngëtarja ka shkruar po ashtu në shqip, duke i befasuar të gjithë. “Gjyshi të dua shumë”, shkruan ajo. Rita e ka shprehur gjithmonë hapur krenarinë për vendin e saj, megjithatë shumë rrallë ndodh që ajo të flasë shqip.