Në rrjetet sociale, i kemi parë personazhet e famshëm të showbizz-it të jenë goxha selektiv dhe dorë-shtrënguar kur bie fjala tek personat që ndjekin në Instagram.
Edhe pse kanë miliona fansa që i ndjekin 24/7 në jetën e tyre, ka edhe nga ata të famshëm egoistë që nuk ndjekin as edhe një person të vetëm.
Kjo është Taylor Swift, të cilën në Instagram e ndjekin plot 112 milionë fansa ndërsa këngëtarja nga ana e saj nuk ndjek asnjë person.
Të jetë krenari e tepruar apo Taylor nuk ka kohë të jetë në botën virtuale? Po ju si mendoni?/intv.al/