Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës u bë “VIP” ende pa ardhur në jetë. Të gjithë flisnin për shtatzëninë e Sarës dhe për faktin që ajo dhe Ledri do të bëheshin prindër për herë të parë.
Madje, sapo lindi, e vogla e cila mori emrin më të veçantë, Poem Blu, u bë me një llogari personale në Instagram. Babi Ledri dhe mami Sara kanë ndarë shpeshherë momente me vogëlushen e tyre, e cila në dhjetor mbushi 1 vjeç.
Duket se koha fluturon dhe tashmë ajo ka nisur të hedhë hapat e parë. Ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina ajo e cila ka ndarë një video ku shihet Poem teksa hedh disa hapa.
“Poi ecën vetë!”- shkroi Xheri krah videos.
Ndërkohë më të emocionuarit nga ky moment janë padyshim Sara dhe Ledri. Ky i fundit ka komentuar me një emoji duke qarë. Teksa Sara ka shkruar “Do qaaaaj”.