IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Sa emocionues ky moment! Tolgahan dhe Almeda Abazi me VIDEON e ëmbël zbulojnë gjininë e bebit!

Sa emocionues ky moment! Tolgahan dhe Almeda Abazi me VIDEON e ëmbël zbulojnë gjininë e bebit!

Publikuar më: 21:29 15-12-2020

Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur Almeda pak ditë më parë përmes një fotoje në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto së bashku me bashkëshortin e saj në kopshtin e shtëpisë, teksa mban me dorë barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi bukuroshja na ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që janë në pritje. Almeda ka postuar një video ku së bashku me bashkëshortin e saj mbajnë një kuti dhe nga aty del një bluzë e kuqe, duke treguar se janë në pritje të një vazjë. Pra kështu Efehan do të bëhet me motër.

“E bekuar”, shkruan ajo krah videos.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008