Lidhja dhe ndarjet e tyre tërheqin vëmendjen maksimale. Edhe pse të ndarë, vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më simaptikë në showbizz.
Dje Selena solli këngën “Back to you’ (sërish tek ti) dhe duke nisur që nga titulli, të gjithë menduan se kënga i kushtohej Justin-it. Kënga do të jetë kolonë zanore e serialit ’13 Reasons Why’ dhe teksti i saj është tërësisht personal.
“Është një regjistrim shumë i veçantë. Dëshiroj të jetë një mesazh i bukur në një mënyrë të komplikuar”, tha Selena për këngën e saj.
“Dua të të mbaj në krahë edhe pse nuk duhet...”,
Ti mund ta thyesh zemrën time në dysh
Por kur ajo shërohet, rreh për ty
Dua të të mbaj në krahë edhe pse nuk duhet
Kur jam me dikë tjetër”
Asnjëherë nuk i bëmë gjërat siç duhen
U kthyem e u rikthyem te bisedat e vjetra
Duke menduar për çdo fjalë të thënë, gjë që unë e urrej
Sepse s’jam unë” (Sepse s’jam unë)
Duhen më shumë fakte për t’u bindur se kënga është një dedikim për dashurinë e saj të parë? Sa emocionuese!