Moderatorja e njohur Jona Spahiu është bërë nënë për herë të parë.
Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Jona është bërë nënë e një djali, emrin e të cilit e zbulon për herë të parë për ndjekësit në Instagram.
Jona në postimin e saj shkruan se emri i djalit është Raiden, dhe ia ka vendosur halla e tij.
Sakaq, moderatorja ka postuar një video ku ka treguar momentet më të bukura pas lindjes.
Kujtojmë se 3 muaj më parë Jona kurorëzoi edhe dashurinë e saj disa vjeçare me Frenkli Ymerin.