Reperi Majk ka përjetuar një befasi të këndshme gjatë një interviste në televizion.
Gjersa po fliste në emisionin ‘’E diela vlen’’ reperi është surprizuar me hyrjen e djalit të tij Roan në studio duke dalë për herë të parë bashkë në ekran.
“Është ndjenjë e veçantë lidhja babë e birë, e se di është hala fillimi edhe mundona me qenë shumë i përkushtuar ndaj tij. Mundona me ja plotësu çdo dëshirë, po nganjëherë them mos po bëjë gabim, marrë këshilla edhe prej babës tem, po Roani është shumë i dashtun. Fëmijë i urtë”, është shprehur reperi.
I pyetur nëse Roani ka talent për muzikë, ai ka thënë se në fillim ka dëgjuar muzikë por tani nuk e pëlqen dhe ai nuk ka dëshirë t’ia imponojë një gjë të tillë.
“Në fillim kur shkojsha me marrë në çerdhe, dëgjojke muzikë në makinë e mua. Kështu që e ndjen muzikën, e përcjellë ritmin me kokë. Po kohëve të fundit më thotë ndale muzikën se s’po du me dëgju”, është shprehur ai.