Luana Vjollca prej disa ditësh është me pushime në Sardenja të Italisë. Ajo ka ndarë vazhdimisht me fansat e saj foto dhe video nga pushimet e saj në këtë vend mbresëlënës. Këto pushime Luana nuk po i kalon vetëm, por së bashku me motrën e saj Marinën, kunatin Getoarin dhe me shumë mundësi së bashku me ta është edhe i dashuri i saj, Krenari.
Sot Luana ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet më seksi se kurrë më parë. Ajo shihet duke pozuar teksa është duke drejtuar një jaht, por video tjetër që postoi është me të vërtetë e bukur. Moderatorja seksi është hedhur në ujë për të ushqyer peshqit dhe shkruan: “Peshku i madh duke ushqyer peshqit e vegjël. “