INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa gjumë ju duhet sipas shenjës suaj të horoskopit? Gjeni shenjën tuaj!

Sa gjumë ju duhet sipas shenjës suaj të horoskopit? Gjeni shenjën tuaj!

Publikuar më: 12:30 15-12-2016
Në këtë artikull do ju sjellim sa orë gjumë ju duhet sipas shenjës suaj të horoskopit.
Ekspertët edhe te pjesa e gjumit këmbëngulin se ka lidhje shenja juaj e horoskopit. 
 
1. Dashi
6-8 orë
Shenja e dashit njihet si delikate. Ata priren të vuajnë  më shumë nga depresioni, apo sëmundje mendore, prandaj e kanë shumë të nevojshëm gjumin. Nëse ata nuk i shpenzojnë energjitë e tyre, e kanë të vështirë të flenë rehat.
 
2. Demi
25 orë
Intv.al shton se personat e shenjës së demit e dashurojnë jetën dhe gjumin e mirë. Ata e shijojnë edhe ushqimin e mirë dhe nëse kanë verë  të mirë qëndrojnë për orë të tëra më pas duke fjetur.
 
3. Binjakët
2 ose 12 orë
Ata njihen si shenja që nuk vendos lehtë dhe për të realizuar diçka ose vonojnë, ose e bëjnë në kohën e duhur. Të dashur binjakë merrni kohën që ju duhet!
 
4. Gaforrja
10 orë
Shenja e gaforres ka shumë nevojë për 10 orë të plota gjumë. Për shkak të natyrës së tyre të ndjeshme, problemet i mendojnë edhe natën, gjë që i lë pa gjumë. Gaforret kanë shumë nevojë për orët e gjumit, 10 orë.
 
5. Luani
7 orë
Luanët janë të udhëhequr nga dielli dhe dashuria, prandaj gjumi është një ndër gjërat më të rëndësishme për ta.  Ata nuk e duan dhomën e gjumit shumë luksoze, por mjafton që ata të ndihen mirë.
 
6. Virgjëresha
4 orë
Intv.al shton se njerëzit që i përkasin shenjës së virgjëreshës e vrasin mendjen për çdo gjë nuk janë të qetë asnjëherë. Ata mendojnë se çdo gjë  ka rëndësinë e vet dhe mendimet e gjata i bëjnë ata të bëjnë pak orë gjumë.
 
7. Peshorja
8 orë
Peshorja është shenja që i balancon gjërat që i ndodhin në jetë. Ata nuk shkojnë në ekstrem dhe kaq orë gjumë i mjaftojnë.
 
8. Akrepi
1 orë
Edhe pse duken shumë pak, për një akrep kjo edhe mund të ndodhë. Ata janë shumë intuitivë, gjë që i pengon të flenë të qetë, pasi i analizojnë gjërat shumë.
 
9. Shigjetari
Gjumi është për të vdekurit
Intv.al  thotë se njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë aktivë në shumicën e kohës. Udhëtimet dhe njohja e gjërave të reja, i bën ata mos të mendojnë fare për gjumin.
 
10. Bricjapi
Nuk ka gjumë, mendojnë për një të ardhme të mirë
Bricjapët janë  shenja e rregullave. Ata janë ambiciozë dhe mendojnë në shumicën e kohës për të ardhmen dhe si ta përmirësojnë jetën e tyre.
 
11. Ujori
Shumë orë gjumë pa një kohë të caktuar
Shenja e ujorit është indiferente dhe nuk dëshiron të ndjekë rregullat e shoqërisë. Ata e kanë të nevojshëm gjumin, por pa orar të caktuar.
 
12. Peshqit
18 orë
Peshqipt njihen si shenja më ëndërrimtare e zodiakut. Ata pas çdo ëndrre kanë një mesazh që i duhet në jetë. Kaq orë gjumë janë mjaftueshëm për ta!
 
Burimi: Future Scope
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037