Prej disa ditësh ishim bërë gati dhe mezi po prisnim të dëgjonim këngën dhe bashkëpunimin e parë mes Majk dhe Butrint Imerit. Kur bëhen bashkë dy artistët më në zë të momentit, sigurisht që kurioziteti do të jetë i madh,por edhe suksesi i garantuar. Vetëm para disa orësh është lancuar projeti i tyre muzikor i titulluar ‘Sa gjynah’.
Dy këngëtarët janë bërë bashkë për të vuajtur pranë njëri-tjetrit për një dashurie të humbur. ‘Sa gjynah’ është një baladë e ndërthurur me pak ritëm, ku tekstin e këngës e kanë shkruar vetë artistët. Një vajzë, dashuria e jetës së artistëve, e cila është martuar me dikë tjetër, është bërë shkaku i kësaj kënge të ndjerë. Nuk dihet nëse kjo këngë është histori personale e këngëtarëve apo një temë me të cilën shumë njerëz mund të gjejnë veten.