Një kamer ka kapur momentin tronditës të rrëzimit të një rruge në jugperëndim të Kinës, duke bërë që muret e saj mbajtëse të shemben në mënyrë dramatike.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në qytetin Guang'an në Provincën Sichuan. Pamjet tregojnë një gjatësi rruge prej 50 metrash që papritmas sa hap e mbyll sytë humbet në tokë, pasuar nga rrëzimi i pemëve dhe gjithçkaje tjetër përreth. Në një klip më vonë mund të shihet shkalla e gjerë e shkatërrimit.
Rruga u rrëzua pranë hyrjes në parkingun nëntokësor të një kompleksi banesash, njoftoi Chengdu Economic Daily. Banorët nga më shumë se 50 apartamente të afërta janë evakuuar. Autoritetet po hetojnë shkakun e incidentit. Mediat lokale sugjeruan se reshjet e mëdha mund të jenë një faktor.