Periudha festive e fundvitit është shumë e bukur, por gjithmonë e kushtueshme, veçanërisht kur je një yll I botës së spektaklit. Edhe “djemtë e mirë” Jonas Brothers, megjithëse nuk e kanë zakon të abuzojnë, duket se nuk duan as të kursehen. Bëhet e ditur se Nick, Joe dhe Kevin kanë hedhur në tavolinë plot 7500 dollarë në natë për një shtëpi që kanë marrë me qera për periudhën e festive. Mësohet gjithashtu se kjo shtëpi do të përdoret nga djemtë për 5 netë dhe gjendet në Manhattan të New York. TMZ bën me dije se ishte Kevin ai që e pagoi faturën, e cila kishte arritur në shifrën e 45 mijë dollarëve. Duhet të jetë bukur të jesh një yll spektakli.