Aurela Gaçe mund të themi me plot gojën se është një artiste e vërtetë.
Përveç se energjisë që i dhuron publikut sa herë që performon në skenë, këngëtarja nuk ka aspak komplekse t'i përgjigjet edhe pyetjeve për jetën e saj personale .
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin "Treshat", ku u bë pjesë e rubrikës "Makina e së vërtetës" me Bora Zemanin.
Gjatë intervistës, Bora e pyeti Aurelën për palestrën por në një mënyrë, e cila shkaktoi shumë habi dhe keqkuptime.
"Sa herë e bën?" - ishte pyetja e drejtpërdrejtë e moderatores Bora Zemani.
Aurela mbeti e habitur duke e kuptuar pyetjen në kontekst tjetër ndërsa Bora përsëriti:
"Sa herë e bën?...Palestrën".
"Sa herë të kem mundësi", u përgjigj Aurela duke qeshur teksa shtoi se po djersiste nga sikleti.