Ishulli I Ibizës është padyshim një nga më ekzotikët për momentin ku mund të kaloni pushimet me shoqërinë.
Dhe së fundmi ky ishull është “pushtuar” nga disa personazhë mjaft të famshëm shqiptarë, që kanë edhe një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.
Po flasim për Beatrix Ramosaj, Oriola Marashi, Dorina Gegici, Elena Lika, Aurela Hoxha, Alban Ramosaj dhe Endrit Mërtiri që në rrjete sociale kanë ndarë plot momente të lumtura me ne.
Përveç pjesës së argëtimit që po kalojnë Beatrixi ka ndarë me ne edhe disa momente intime më ekzaktësisht se çfarë mund të ndodhë mbasi ke pirë disa gota.
Në “InstaStory” shihet se ajo ka telefonuar mikeshat e saj, Dorinën dhe Oriolën me videocall dhe ato nuk i janë përgjigjur.
“Duke telefonuar tapë shoqet e mia… më merrni sa më shpejt të jetë e mundur” – shkruan ajo.