Angela Martini është një nga modelet më të komentuara në media për karrierën dhe veçanërisht për jetën e saj private. Pas martesës së shkodranes me biznesmenin rumun, të gjithë ndjekësit kanë parë momente nga më të ndryshmet të jetës së saj.
Angela gëzon disa linja perfekte të cilat cdo femër do donte t’i kishte dhe nuk rresht së publikuari video apo foto provokuese, të cilat ngacmojnë imagjinatën e fansave.
Disa minuta më parë, modelja ka publikuar disa poza të tjera të nxehta, ku shfaqet në krahët e bashkëshortit të saj rumun, milionerit Dragos Savulescu. Çifti ndodhet në një plazh tropikal, ku po festojnë ditëlindjen e Angelës.
Ajo ka lindur në 23 maj të vitit 1986 dhe ditën e sotme ka mbushur plot 32 vjeç.
“Përqafime, puthje dhe shumë urime ditëlindjeje”- ka shkruar Angela në postimin e saj, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër blu me lule, ndërkohë që tortën e ka vendosur para këmbëve të saj të hapura.
Surprizat dhe urimet në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar por dhuratën më të bukur ja ka bërë bashkëshorti i saj Dragos Savulescu.
Ai është kujdesur që në cdo detaj të krijojë një atmosferë mjaft romantike, duke filluar nga tullumbacat, darka romantike dhe petalet e shpërndara kudo. Elementi i cili bie më shumë në sy është shkrimi i krijuar me gurë “Të Dua zemër”,- ka shkruar ai.