Morena Taraku ka qenë sot në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo është në një lidhje me miliarderin nga Teherani, Sasha Sobhani. Ai jeton aktualisht në Turqi dhe mesa duket ky ishte shkaku pse edhe Morena po qëndron atje prej muajsh.
Morena e ka konfirmuar lidhjen duke bërë tatuazh emrin e miliarderit në pjesën e dorës e cila njihet edhe si një nga pjesët delikate e më të dhimbshme për të bërë tatuazh.
Edhe pse të gjithë po flasin për të, Morena Taraku ka goditur sërish me postimin e saj shumë hot. Këtë herë ajo ka zgjedhur të publikojë një video në rrjetin e saj social “Instagram”, ku duket duke bërë dush.
Me një palë reçipeta dhe mbathje alla braziliane, Morena duket super seksi në videon e shpërndarë, duke u larë në dush.