Majk është një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili i ka dhuruar shumë këngë të bukura publikut shqiptar. Ai është shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për hitet e tij, por edhe për jetën personale pasi lidhje-ndarjet e reperit janë bërë shpesh publike.
Pas ndarjes nga Majlinda Zeka, në media u komentua gjatë lidhja e tij me modelen Melita Nushi, por nuk u prononcuan shumë lidhur me këtë.
Mirëpo pas Melitës, Majk është fotografuar nën shoqërinë e vajzave të ndryshme, por mesa duket është ende single pasi në media nuk është përfolur për asnjë lidhje të re. Së fundmi, ai ka habitur teksa ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shihet piktura e një femre dhe ka çuditur me atë që ka shkuar pranë saj.
“Sapo takova ish të dashurën time të radhës”, shkruan Majk pranë fotos teksa tregon qartë se nuk ka ndërmend ende të krijojë një lidhje serioze me ndonjë vajzë.
Epo ja që Majk ka shumë sens humori.