Shakatë me kripë mes Noizyt dhe miqve të tij janë të zakonshme. Jashtë skenës reperi është ai djali i thjeshtë, i kujdesshëm dhe me humor. Për ata që nuk e njohin nga afër, këtë e tregojnë edhe postimet e herëpashershme të tij dhe të miqve të tij. Por ka edhe nga ata që edhe pse nuk takohen shpesh, i mbajnë mend dhe vazhdojnë t’i përdorin shakatë e vjetra.
Njëra ndër to është edhe ish banorja e Big Brother, Rike Roci e cila ka bërë komentin pikant në njërën nga fotot e publikuara nga djemtë e OTR. ‘Boo sa i ka shkuar koka’, shprehet Rike duke iu referuar Noizyt. /intv.al/