Ka vetëm pak javë që këngëtarja Adelina Tahiri solli në jetë fëmijën e saj të parë. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj, u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon.
Adelina duket se i është dedikuar tërësisht të voglit të saj, ndaj çdo moment ndan foto me Jonin duke ruajtur gjithmonë privatësinë e tij, por faqja e njohur “Vipat shqiptarë” ka publikuar foton e plotë të Adelinës me birin e saj. Sigurisht që i kanë vënë një emoji tek pjesa syve, por mund të themi se e shohim më qartë se fotot enigmatike që postonte Adelina.
Sigurisht nuk munguan as komentet ku thuhej se i vogli Jon kishte ngjashmëri të madhe me babain e tij.