Moderatorja Jona Spahiu dhe bashkëshorti i saj Frenkli Ymeri janë bërë prindër të një djali një muaj më parë të cilin kanë vendosur ta quajnë Raiden.
Në ditët e para ajo u tregua e rezervuar me imazhet e publikuara në rrjetet sociale, por ditët e fundit është duke u treguar më e hapur me ndjekësit e saj.
Mbrëmjen e sotme Jona publikoi një ndër fotot më të ëmbla të vogëlushit të saj me të atin. Të dy duke fjetur pranë njëri-tjetrit, ndërsa ajo i fotografon. Raiden ka mbështetur kokën të barku i të atit dhe duket si një ëngjëll teksa fle.
Ky moment e ka emocionuar moderatoren e cila shkruan: “Duken kaq të paqtë kur flenë”!.