INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa i veçantë! Zbulohet emri i vajzës së Mc Kreshës dhe Erzinës, ja kush ua zbuloi 'sekretin'! [FOTO]

Sa i veçantë! Zbulohet emri i vajzës së Mc Kreshës dhe Erzinës, ja kush ua zbuloi 'sekretin'! [FOTO]

Publikuar më: 21:26 21-05-2020

Reperi i njohur, MC Kresha së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Erzina është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritjes dalëngadalë po i vjen fundi.

Së shpejti pritet që të vijë në jetë vajza e tyre dhe çifti i njohur e kanë vendosur tashmë emrin e saj.

Ajo do të quhet Iza dhe ka qenë babai i Erzinës që e ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në Instagram, i cili në përshkrimin e saj ka treguar edhe emrin e mbesës së tij.

“Mami, gjyshja dhe Iza. Mezi po presim që Iza të vijë në këtë botë”, ka shkruar ai.

WhatsApp-Image-2020-05-21-at-15.13.40.jpg

Sipas “Prive”, ky emër, pra ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Ndërkohë më herët reperi tregoi se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.

“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo ështl njl farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë mensoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve”, është shprehur Mc Kresha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387