Si duket ishte darka private e organizuar nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti ajo që dashur pa dashur, zbuloi një detaj të këngëtares Elvana Gjata.
Përveç mbrëmjes, një tjetër lajm është vënë në qendër të vëmëndjes. Një shtatzëni e mundshmne e Elvana Gjatës. Në fakt kishte kohë që flitej për këtë por videoja e postuar së fundmi nga Lori Hoxha, zbulon më shumë.
Aty tregohet barku i Elvanës të cilin e ka mbuluar nje emoji të Snapchat (me zemër). Diçka e tillë shton dyshimet për një shtaztënëni të këngëtares. Por për aq kohë sa vetë Elvana nuk ka bërë ndonjë pohim dhe duke marrë parasysh kohën kur ka nisur të qarkullojë ky lajm, vërtetësia e kësaj shtatzënie mbetet në nivelin e thashethemeve.