Ky test është zhvilluar nga psikologia Shane Frederick në vitin 2005.
Këto janë tri pyetjet e vështira:
1: Një shkop bejsbolli dhe një top së bashku kushtojnë 1.10 dollarë. Shkopi kushton 1 dollarë më shumë sesa topi. Sa kushton vetëm topi?
2: Nëse u nevojiten 5 makinave 5 minuta për t’i bërë 5 pajisje të caktuara, atëherë sa kohë do t’u merrte 100 makinave për t’i bërë 100 pajisje?
3: Ekziston një grumbull lulesh në liqen. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli i luleve ta mbulojë tërë liqenin, atëherë sa ditë merr kohë që lulja ta mbulojë vetëm gjysmën e liqenit?
Këto janë përgjigjet:
1: Topi kushton 5 centë. Ju me siguri keni menduar se 10 centë, apo jo? Nuk po ju paragjykojmë. Topi kushton 5 centë plus një shkop bejsbolli që kushton 1.05 dollarë dhe totali bëhet 1.10$.
1.05 dollarë është saktësisht 1 dollarë më shtrenjtë sesa 5 centë. Përndryshe, një studim nga Princeton ka zbuluar se njerëzit që përgjigjen me 10 centë janë dukshëm më pak të durueshëm sesa ata që e gjejnë përgjigjen e saktë.
2: 100 makinave do t’ju nevojiteshin 5 minuta për t’i bërë 100 pajisje. Mund të mendoni se përgjigja e saktë është 100 minuta, por e keni gabim shkruan telegraf. Nga pyetja, ne e dimë se një makine i nevojiten 5 minuta për ta bërë 1 pajisje. Rrjedhimisht, nevojiten 5 minuta që 100 makina t’i bëjnë 100 pajisje.
3: Grumbulli i luleve do ta mbulonte gjysmën e liqenit për 47 ditë. Ju mund të keni menduar 24 ditë, por e keni gabim. Nëse zona e liqenit që mbulohet nga lulet dyfishohet çdo ditë, atëherë do të merrte vetëm 1 ditë kohë që të mbulohej krejtësisht nga gjysma. Pra, largoni një ditë nga 48-ditëshi dhe ju mbesin 47 ditë.