Është padiskutim një nga rrjetet sociale më të përdorura e më të pëlqyera nga përdoruesit dhe çdo ditë e më tepër na sjell risi të reja. Dhe risia e fundit ka të bëjë përsëri me videot “livet”, të cilat do të jenë më interesante pasi do të mund të jeni “live” bashkë me dikë tjetër.
Ky funksion për momentin është në fazën e testimit në një pjesë të vogël përdoruesish dhe muajt e ardhshëm do të jetë i disponueshëm në nivel global.
Është e lehtë të shtosh dikë gjatë transmetimit, shpjegon Instagram. Prek ikonën e re poshtë djathtas dhe “Add” për të ftuar persona mes spektatorëve. Kur i ftuari të pranojë do e shohësh ekranin të ndarë më dysh dhe miku juaj do të duket poshtë jush. Shikuesit mund të vazhdojnë të komentojnë njësoj si më parë.
Ndërkaq, mund të hiqet personi i zgjedhur dhe të shtoni dikë tjetër, në çdo moment, ose vetë personi mund të zgjedhë të largohet. Më pas video mund të publikohet në Storie në fund të transmetimit ose zgjidh “fshi” për të mos e bërë më të dukshme.
Që në nëntor, miliona persona kanë përdorur videot direkte për tu lidhur me miqtë dhe ndjekësit, thekson Instagram.