INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa joshës jeni? Këto janë shenjat e horoskopit më seksi

Sa joshës jeni? Këto janë shenjat e horoskopit më seksi

Publikuar më: 12:13 23-04-2017

Horoskopi i thotë të gjitha! 

Joshës serial! Na falni por, Dashi ka një reputacion të kërcejë mbi çdo gjë që lëviz! Njerëzit me këtë shenjë i dashurojnë sfidat për të fituar zemrat e njerëzve, por kur i fitojnë ato, lëvizin shpejt te gjërat e tjera.

Të ëmbël! Personat me shenjën e demit janë të zgjuar! Teknikat e tyre joshëse janë shumë të ëmbla dhe sensuale.

Joshës të suksesshëm! Binjakët janë shumë joshës dhe e bëjnë këtë me fjalë që do të bënin këdo t’i dridheshin gjunjtë. Ata janë të aftë të përshtaten me grupe të ndryshme njerëzish, por shpesh mund të bëjnë premtime të kota.

Të turpshëm por tërheqës! Gaforret nuk janë të aftë në teknikat joshëse dhe shpesh herë preferojnë të qëndrojnë të fshehur për shkak të komplekseve dhe nuk do të bëjnë asnjëherë lëvizjen e parë. Megjithatë xhentilesa dhe brishtësia e tyre është shumë atraktive.

Joshës të patrazuar! Virgjëreshat nuk janë shumë joshës dhe janë në gjëndje të zhduken nëse tentoni shumë ti joshni. Në mënyrë që të joshësh një Virgjëreshe, duhet të jeni delikatë dhe diskret. Virgjëreshat duan kohën e tyre dhe urrejnë gjërat e nxituara.

Mjeshtër të joshjes! Peshoret janë shumë të suksesshëm në lojën e joshjes. Sharmi, buzëqeshja dhe mirësia janë armët e tyre sekrete.

Joshës seksi! Akrepat janë shumë të hapur dhe nuk i fshehin ndjenjat e tyre. Ata kanë një joshje shumë seksi dhe fjalët e tyre janë shumë bindesë, që i bëjnë ata të parezistueshëm.

Joshës të paaftë! Njerëzit me shenjën e Bricjapit nuk janë romantikë të lindur dhe do të ndihen në siklet nëse dikush përpiqet t’i joshë ata. Nëse takojnë dikë që e pëlqejnë, nuk kanë një deklaratë spontane dashurie.

Ekspertë romanticiteti! Personat me shenjën e shigjetarit pëlqejnë shumë të joshin dhe nuk ndalen deri sa ta arrijnë atë. Megjithatë pasioni i tyre për joshjen nënkupton që ata mundohen të bëjnë për vete dikë edhe nëse janë në një marrëdhënie tjetër. Kini kujdes!

Shumë joshës! Ujorët janë shumë të aftë në lojën e joshjes, veçanërisht kur udhëtojnë ose dalin për jetë nate. Dashuria e tyre ndryshon, por janë të kujdesshëm mos t’i lëndojnë të tjerët.

Hezitues! Peshqit nuk e luajnë mirë lojën e joshjes dhe shpesh presin që të tjerët të bëjnë lëvizjen e parë. Mirëpo kur janë me shoqërinë ndryshojnë fytyrë dhe nuk janë më të turpshëm.

Joshës të lezetshëm! Njerëzit me shenjën e Luanit joshin në një mënyrë pasionante, të zjarrtë. Ata bëjnë shumë komplimente dhe shpesh japin dhurata. Gjithmonë duan të duken mirë. 

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941