INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa ka ndikuar emigracioni tek punonjësit e kualifikuar? Anketim me rezultate befasuese

Sa ka ndikuar emigracioni tek punonjësit e kualifikuar? Anketim me rezultate befasuese

Publikuar më: 11:25 09-04-2019

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri ka kryer një anketim në lidhje me tregun e punës dhe ekonominë në Shqipëri. Pyetësorët ju janë shpërndarë kompanive gjermane që operojnë në vendin tonë. Rezulton se 51% e bizneseve gjermane mendojnë se situata në Shqipëri në 2019 është përkeqësuar. Një nga pyetjet e anketimit lidhet me opinionin e bizneseve se sa mendojnë se emigracioni ka prekur forcën e punës së kualifikuar në Shqipëri. 51% janë përgjigjur me shumë, 38% me mesatarisht, 11% pak dhe 0% me aspak. Bizneset mendojnë se ndër faktorët që ndikojnë në emigracionin e shqiptarëve, janë: 72% situata e keqe ekonomike, cilësia e dobët e arsimit arsimi dhe shëndetësia. Kurse 30% mendojnë se favorizohen nga lehtësimi i procedurave nga vendet pritëse.

Një tjetër pyetje e lidhur me parashkimimet se si mendojnë bizneset për situatën pas 5 viteve për forcën e kualifikuar, 45% e tyre thanë se do të stabilizohet, 45% se do të përkeqësohen dhe 11% se do të kthehen sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059