INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa ka ndryshuar stili i Elvana Gjatës ndër vite [FOTO]

Sa ka ndryshuar stili i Elvana Gjatës ndër vite [FOTO]

Publikuar më: 17:45 14-11-2018

Elvana Gjata është një nga artistet më të mira për momentin në tregun e muzikës shqiptare. Talenti i saj është pikasur që e vogël, por “Ethet e së premtes mbrëma“ i hapën rrugën drejt karrierës së saj muzikore. Në vetëm një natë, asokohe 17 vjeç, Elvana këndoi dhe u fut në zemrat e publikut. 

elv_ethet.png

 

Ajo gjithnjë ka qenë vajza e bukur me zë të veçantë. Në të gjithë rrugëtimin e saj si këngëtare, Elvana Gjata ka pasur aftësinë që të bëjë për vete shumë fansa, ku krahas talentit, ka vënë në dispozicion të tyre edhe doza të mëdha ëmbëlsie, të cilat janë pjesë e natyrës së saj, por edhe e pamjes dhe stilit të këngëtares.

Që në vitin 2002 ajo ka qenë një vajzë e bukur, me tiparet e rregullta dhe që përçonte pozitivitet dhe shumë ëmbëlsi. Por si ka evoluar stili i Elvana Gjatës?

Vlen të theksojmë se qysh atëherë, Elvana ka qenë vajza që ecte në një hap me modën dhe trendet e fundit. Ajo ka guxuar edhe me ndryshimin e look-ut ku shpeshherë e kemi parë brune dhe bjonde, por edhe me kaçurrelat e viteve ’90.

2015.jpg

2013.jpg

 

2012.jpg

 

Natyrisht që stili nuk ka të krahasuar me atë të sotmin, por ajo që na bën përshtypje është që Elvana ka tentuar drejt sofistikimit të një look-u më tepër si një femër seksi. Kjo edhe për faktin se tashmë është rritur, por edhe për t’iu përshtatur trendeve të reja.

Stilin e saj mund ta përkufizojmë modern, ndërthurur herë pas here me dozat e stilit të viteve ’90. Ajo përqafon trended më të fundit dhe në trupin e Elvanës ngjan bukur çdo lloj veshje.
Nëse bën një udhëtim tek Instagrami i Elvanës mund ta ngatërrojmë me ndonjë instagram blogereje, pasi foto janë shumë të kuruara deri në detaj, por përpos kësaj tregon edhe tendencat më të fundit.

 

 

 

2018.jpg

 

 

 2016.jpg

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422