Sheshi Skënderbej është kthyer tashmë në zonën e argëtimit të kryeqytetasve me muzikë e spektakël të përnatshëm. Por interesi shtohet edhe më shumë kur në skenë performojnë artistë humori.
Kompania Vodafon ka vendosur të mbështesë, argëtimin e shqiptarëve nën moton, Sa kam qesh! Është koha për “Verë dhe Portokalle”. Udhëtimi i nisur në qytetet bregdetare të Shqipërisë, kishte stacion mbrëmjen e të hënës, Tiranën.
Një “Verë me Portokalle” ka qene gjëja më e bukur që mund të ndodhte në këto ditë të nxehta vere, sidomos në qytezat e vogla, ku muzika e humori kanë ndezur çdo shesh të vendit. Ndërsa spektakli kulmoi në sheshin e kryeqytetit ku qindra qytetarë u argëtuan për disa orë.