Ajo është një ndër aktoret turke më të mira dhe shumë e dashur për publikun, si atë turk edhe atë shqiptar. Të gjithë e njohim për rolet e saj të famshme si “Elif” tek “Diamante dhe dashuri” apo ‘Syhan’ te “Xhesuri dhe e bukura”.
Është fjala për aktoren e famshme turke, Tuba Buyukustun e cila edhe pse një ndër aktoret më të suksesshme, ka marrë vendimin e papritur për të hequr dorë nga aktrimi.
Sipas mediave në Turqi, arsyeja që e ka shtyrë Tubën të marrë këtë vendim është dëshira për tu bërë skenariste. Madje, ajo e ka gati skenarin e parë për t’ia prezantuar regjisorit turk Tomris Giritlioglu.