INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa keq! E motra e Meghan Markle i bën atë që një motër nuk duhet ta bëjë, zbulojeni! [FOTO]

Sa keq! E motra e Meghan Markle i bën atë që një motër nuk duhet ta bëjë, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 21:09 22-05-2018

Buja që bënë famlijarët e Princeshës së Sussex-it, Meghan Markle, përpara se ajo të merrte këtë titull, nuk kaloi pa tërhequr vëmendje…Motra e nuses së princit, nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Samantha Grant ka vijuar me akuzuat e saj ndaj së motrës, duke përmendur se nuk ka ndihmuar aq sa duhet babain e falimentuar.

Grant i tha në publik nuses së Princit Harry: “Nëse ti mund të shpenzosh 75.000 dollarë për një fustan, mund të shpenzosh edhe 75.000 dollarë për babain tënd.

Ajo iu referua fustanit që partnerja e Princ Harry mbante ditën e fejesës që kushtoi 75.800 dollarë. Askush nuk e di të vërtetën rreth çëshjtes sepse pas martese, në ceremoninë e së cilës babai i Meghan mungonte për shkak të një ndërhyrje në zemër, çifti i ri po planifikon një udhëtim në Meksikë për ta takuar…

motra.jpg

 

Por nuk mbyllet me kaq, Samantha Grant, e cila po përdor mbiemrin Markle, ka akuzuar nënën e Meghan, Doria Regland, se ishte pikërisht ajo që u ka shitur mediave fotot e Princ Harry me të bijën.

Akuzat erdhën në kohën kur Ragland u vlerësua shumë për pjesëmarrjen në dasmën mbretërore pavarësisht se ishte e vetmja anëtare e familjes.

Motra e Meghan nga babai, pretendon se Doria Ragland, ishte përgjegjëse për rrjedhjen e fotove në media.

“Madje Doria arriti të fliste me Oprah dhe disa nga fotot e para të saj vetëm ajo mund t’i kishte pasur’, shkruan Grant në Tëitter. Gjysmë-motra e cila nuk u ftua në dasmë, shkruan rregullisht për Meghan, dhe për këtë ka publikuar edhe një libër me titullin ‘Ditari i motrës së Princeshës Pushy’.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936