Shumë shpejt pritet dhe një prej festivalet më të rëndësishëm të muzikës në vend.
Kënga Magjike mbledh çdo vit këngëtarët të vjetër e të rinj shqipëtarë me projekte të reja muzikore, shumë prej të cilave na mbeten në mendje për një kohë të gjatë.
Disa javë më parë u finalizua dhe lista përfundimtare e artistëve që do të marrin pjesë këtë vit dhe konkurenca dukej me të vërtetë e madhe.
Kjo gjë duket se e ka “trembur” paksa një prej artistëve tanë të preferuar, këngëtarin Ylli Limani i cili ka hequr dorë nga festivali.
Burime për 'Prive' kanë zbuluar se Ylli e ka anulluar pjesëmarrjen në Këngën Magjike pasi është konsultuar me menaxherin, dhe ka vendosur të heqë dorë pasi kënga e tij mund të eklipsohet në mesin e konkurentëve shumë të fortë.
Për këtë arsye, ai ka vendosur ta publikojë baladën e tij, por pa marrë pjesë në festival.