INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa kushton humbja e energjisë në rrjet...

Sa kushton humbja e energjisë në rrjet...

Publikuar më: 10:34 17-02-2017

Sistemi i amortizuar i shpërndarjes së energjisë ndikon në humbje të saj në rrjet. Po kjo ka dhe një kosto të lartë finaciare. Thuajse 8 milionë euro në vit.
Përllogaritja është bërë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë dhe është raportuar pranë Entit rregullator të energjisë i cili aktualisht po merret me konsultimin dhe përcaktimin e një tarifë të re të transmetimit për këtë vit.
Sipas relacionit të OST për vitin 2017 humbja e energjisë në rrjet është vlerësuar në rreth 160 milionë kilovatorë. Kjo sasi energjisë do të blihet me bazë tregu dhe është vlerësuar 160 milionë kilovatorë, thotë Monitor.
Çmimi i energjisë në bursa pritet që këtë vit të jetë mesatarisht 50 euro për MË/h dhe fondi për blerjen e kësaj sasie i korrespondon një vlerë prej mbi 1 miliardë lekësh ose 8 milionë eurosh.
Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), një shoqëri publike me 100% të aksioneve shtetërore.
OST është krijuar në korrik 2004, si rezultat i reformimit dhe ndarjes së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, nga një shoqëri e organizuar vertikalisht me funksione të gjenerimit, transmetimit dhe Shpërndarjes së energjisë elektrike, në tre shoqëri të veçanta.
OST kryen funksionet e Operatorit të Rrjetit të Transmetimit, Operatorit të Sistemit të Dispeçimit dhe Operatorit të tregut.
Operatori i Transmetimit të Energjisë OST ka kërkuar dyfishim të tarifës për periudhën 31 mars-31 dhjetor 2017. Tarifa e kërkuar është 1.17 lekë për kilovatorë nga 0.65 lekë që është aktualisht.
Sipas shpjegimeve që vetë OST ka dhënë, rritja e tarifës kërkohet për të realizuar rreth 7,6 miliardë lekë të ardhura që duhen për të mbuluar shpenzimet e aktivitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0043630599975586