INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa lehtë blihen vajzat sot, këto pamje flasin shumë

Publikuar më: 09:29 30-06-2016

Coby Persin është një djalë nga New Yorku, i cili realizon lojëra dhe kamera të fshehta për të futur në kurth vajza që shiten shumë lehtë, por që nuk mund t’i blesh edhe aq lirë.

Vajza që për pak jetë luksoze, për një makinë të mirë apo për një avion privat janë të gatshme të heqin dorë nga gjithçka, madje edhe të tradhtojnë të dashurin e tyre nëse janë në një lidhje.

Ai vendos të vishet si një djalë i pasur që ka gjithçka, kështu që del në rrugë dhe flet me vajzën e parë që i del para. Një brune veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të bardha, ai direkt e pyet se ku ishte duke shkuar dhe ajo i kthehet duke i thënë se ka të dashur dhe se në mbrëmje del me të.

Djali i kërkon më tej një adresë instagrami dhe pa u përgjigjur vajza, vjen makina e tij luksoze dhe punonjësit i thonë se avioni i tij privat nisej për 20 minuta dhe se ai duhej të nxitonte.

Kjo ka mjaftuar dhe direkt vajza materialiste bie në kurth. “Ti ke avion privat? Djali i thotë “po” dhe e fton të shkojë me të. Në “djall” i dashuri, vajza anulon takimin dhe shkon me djalin e pasur. Sapo bindet për avionin, futet brenda tij dhe menjëherë merr të dashurin dhe i thotë se nuk mund të shkojë pasi nuk ndihet mirë.

“Nuk mund të takohemi sot sepse kam shumë dhimbje. Të dua, mirupafshim”, gënjeshtra e brunes. Coby vendos t’i jap fund kësaj loje dhe i thotë vajzës të dalë jashtë dhe t’i bëjë një foto nga dritarja dhe sapo ajo doli, i dha “shqelmin” duke u thënë punonjësve të mos e lejonin të hynte brenda, pasi nuk e njihte.

Në fund bën një monolog të shkurtër në avion se sa lehtë shiten vajzat sot për pak luks. Ndërkohë videoja është hedhur në YouTube dhe ka marrë shumë shikime dhe komente.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275