INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa lidhje serioze ka pasur veç Borës? Donaldi dhe Beatrix i rrëfehen njëri-tjetrit që nga puthja e parë!

Sa lidhje serioze ka pasur veç Borës? Donaldi dhe Beatrix i rrëfehen njëri-tjetrit që nga puthja e parë!

Publikuar më: 15:28 17-12-2021

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë vënë përballë njëri-tjetrit në një lojë që ka organizuar produksioni duke i dhënë mundësinë çiftit të njihen më shumë përmes një loje.

Ata janë vënë përballë me një pyetësor përmes të cilit zbuluan shumë të pathëna.

Ndër të tjera, Donaldi tregoi se ka patur tre lidhje serioze, që nga gjimnazi e deri më tani.

Po ashtu ata folën për puthjen e parë, të cilën këngëtarja tha se e ka dhënë në gjimnaz, dhe po ashtu dhe aktori.

Gjatë bisedës ai tregoi se e dinte që Trixa ka qenë e virgjër deri 22 vjeç, që edhe ajo vetë e konfirmoi.
I pyetur se çfarë pëlqen më shumë tek Beatrix, aktori listoi 3 gjëra: Sinqeriteti, vendosmëria dhe sytë.

Teksa folën për të kaluarën dhe karrierën, këngëtarja tregoi se në fillimet e saj këndonte në një lokal për 50 mijë lekë.

Një tjetër nga përgjigjet që ata nuk mundën ta gjenin, ishin emrat e prindërve, të cilët nuk i mbanin mend, me përjashtim të nënës së Beatrix, emrin e të cilës Donaldi e mbante mend.

Article Logic
Execution time: 0.0041558742523193