INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa luftohet korrupsioni në Shqipëri?! Të fundit në rajon

Sa luftohet korrupsioni në Shqipëri?! Të fundit në rajon

Publikuar më: 11:11 27-08-2018

Shqipëria e heton korrupsionin më pak se të gjitha vendet e Rajonit. Është ky konstatimi që ka bërë Këshilli i Koordinimit Rajonal, ku në një raport të posaçëm theksohet se vendi ynë përgjatë kësaj dekade ka pasur numrin më të ulët të çështjeve të hetuara për korrupsion në Ballkan.

Çështje të hetuara për korrupsion në rajon:

- Shqipëria   0.51%
- Kosovë      1.17%
- Mali i Zi    10.5%
- Maqedonia 12%
- Bosnja      13.9%

Gjithsej gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka hetuar vetëm 0.51 % të çështjeve, ndërsa numrin më të lartë e ka Bosnja me rreth 14 % e ndjekur nga Mali i Zi me dhe më pas vjen Serbia. Por, ajo që bie në sy është se edhe Kosova kishte çështje të hetuara për korrupsion gati sa dyfishi i Shqipërisë me rreth 1.1 %. Pra paraqitet shumë më mirë se ne. Ky nuk është vetëm kostatim i raportit të Këshillit të Kordinimit Rajonal, pasi edhe studime të tjera e kanë nxjerrë Shqipërinë si një ndër vendet me të korruptuara në Rajon. Studimi i ekonomistëve të BERZH, Peter Sanfey dhe Jakov Milatovic, ka dhënë një përshkrim për ekonominë në rajonin e Ballkanit. Si shkak i pranisë së krimit Shqipëria e ka këtë tregues me humbje 15%. Sipas këtij studimi mesatarisht, firmat në Ballkan humbasin 13.2% të shitjeve të tyre vjetore dhe kjo për shkak të klimës së biznesit, krimit, mungesës së energjisë elektrike dhe infrastrukturës së dobët. Rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive gjithashtu janë kosto për bizneset në Shqipëri. Ekonomistët konstatojnë se për pasojë, produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE-së, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi.

Article Logic
Execution time: 0.0032341480255127