INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa mallëngjyese! Daniela e ''The Voice Kids'', ''trondit'' zemrën e Miriam Canit: Do jesh gjithmonë nëna ime [FOTO]

Sa mallëngjyese! Daniela e ''The Voice Kids'', ''trondit'' zemrën e Miriam Canit: Do jesh gjithmonë nëna ime [FOTO]

Publikuar më: 12:47 28-05-2018

Daniela padyshim është një ndër fëmijët më të talentuar që ka pasur ndonjëherë “The Voice Kids” në Shqipëri. Ajo i mahniti të gjithë me zërin e saj fantastik, por jo vetëm, historia e saj prekëse “dridhi” zemrat e shumë shqiptarëve. Ajo çdo fundjave shkonte dhe ndihmonte prindërit e saj në fshatin e saj në Kukës pasi gjendja ekonomike e familjes së saj nuk ishte shumë e qëndrueshme.

Ndërkohë që për të marr pjesë tek ‘The Voice’ asaj ju desh të sfidonte kushtet e vështira në të cilat gjendej familja e saj për të bërë realitet ëndrrën.

Siç dihet ajo ka qenë në skuadrën e këngëtares Miriam Cani dhe gjithmonë e ka treguar dashurinë e madhe që ka ndaj trajneres së saj. Daniela e ka surpizuar së fundmi Miriamin duke i dërguar një letër shumë prekëse që e ka prekur këngëtaren e njohur dhe të gjithë ndjekësit e saj.

“Kjo letër është për ty. Të dua shumë. Ti gjithmonë ke qenë, je dhe do të jesh si nëna ime. Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua dhe për gjithë skuadrën”, shkruan Daniela në letrën e saj.

Miriami është emocionuar shumë nga kjo letër dhe ka shkuar dy fjalë për Danielën e vogël.

“Faleminderit për këtë surprizë të bukur zemër”, shkruan Miriami sipër fotos.

-640-0-5b0bd9e36cb9b_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018761157989502