Rrjetet sociale nuk janë thjesht platforma komunikimi, por edhe përfitimi. Natyrisht për VIP-at dhe njerëz të famshëm në fusha të ndryshme. Edhe në Shqipëri po shfrytëzohet ky opsion.
Kështu Arbana Osmani, pasi moderojë për gati 5 muaj në Big Brother, e ka përkthyer këtë eksperiencë edhe në një rritje të çmimeve për reklamat që bën në Instagramin e saj, shkruan Panorama Plus.
E njëjta gjë vlen edhe për Bora Zemanin. Moderatorja mund të thihet se u pasurua nga historia e dështuar me Donaldin. Pasi aktori nisi një lidhje me Beatrix, Instagrami i ish-të dashurës kërceu në plot 1 milion dhe në një ndër personazhet më të dashur.
Ndaj edhe çmimet për publikimet në këtë platformë u dyfishuan. Bëhet me dije se moderatoret marrin nga 1500 deri në 5 mijë euro për çdo postim që ato bëjnë në profilet e tyre.
Nëse i hedhim një sy rrjeteve të tyre sociale, do të shohim se kompanitë që ato reklamojnë shtohen çdo ditë. Kjo nënkupton rritje të ardhurash në xhepin e tyre.