Martesa e saj me milionerin maqedonas Serjozha Markov, duket t'i ngjajë një përralle dhe me postimet në Insta na ka treguar se çdo moment i jetës së saj po kalon mes luksit të shfrenuar.
Për Adelina Tahirin dhuratat nuk kanë fund dhe partneri i saj 50-vjeçar ka menduar ta surprizojë përsëri bashkëshorten e tij.
Këngëtares i janë shtuar në garderobë edhe tri çanta të markave shumë të njohura si, Louis Vuitton dhe Dolce Gabbana dhe këtë fakt na e ka treguar me postimet e saj në Instastory.
S'ka faj Adelina! Partneri i saj po bën maksimumin që pritja e ëmbël e këngëtares të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.