Me të vërtetë e bën Elgiti këtë gjë që thotë Klea?
Moderatorja Klea Huta po bëhet gati publikojë këngën e saj më të re. Ka pak muaj që zyrtarizuan lidhjen e tyre dhe vetëm pak zyrtarizimit të lidhjes, çifti bënë dhe nga një tatuazh dedikuar njëri-tjetrit. Para pak ditësh Klea dhe Elgiti publikuan një video në Instastory teksa dëgjonin këngën e të madhes Nexhmije Pagarusha, “E deshur jam” në versionin piano.
Tani nga Klea presim këngën e re, të cilën prej kohësh ka lajmëruar që do e sjellë së shpejti. Ditën e sotme krahas një fotoje të sajën ajo na zbulon pak nga teksti i këngës.
“Flet ti për mu
Te shokët e tu
Se demek mu m’ke”, kanë qenë vargjet që ka shkruar Klea dhe jemi të sigurtë se Elgiti do e shkrijë të gjithë talentin e tij.
Duke u nisur nga ky tekst i shkurtër që ka publikuar Klea, të gjithë kemi mendimin se është një dedikim për Elgitin, i cili i fliska shoqërisë për bukuroshen.