Prej më shumë se një viti, Dua Lipa po shijon romancën e saj me Anwar Hadid, vëllain e motrave bukuroshe Gigi dhe Bella Hadid.
Ata duken çdo ditë e më të lumtur krah njëri-tjetrit. Dua dhe Anwar u karantinuan së bashku për shkak të emergjencës Covid-19 dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar foto e videot e shumta nga çifti.
Në pamundësi për të shkuar në parukeri, Dua vendosi të lyejë sërish flokët në shtëpi, dhe për këtë e ka ndihmuar pikërisht i dashuri i saj. Dua njihet për dashurinë që ka ndaj ngjyrave, sidomos kur ato i eksperimenton në flokët e saj.