E ftuara e radhës në Kurthin e Piter Panit, këngëtarja e njohur Eli Fara, është përballur sonte me pyetjet pikante të të vegjëlve të spektaklit.
Mes shumë të tjerave, që e vunë në siklet këngëtaren, fëmijët, natyrisht, nuk ia kursyen as pyetjet për të bijën Marinën.
E pyetur nga një prej fëmijëve se cila ishte sakrifica më e madhe që ka bërë për Marinën, ajo është shprehur: “Kam bërë shumë sakrifica për Marinën, por Sakrifica më e madhe është që i kushtova jetën”.