Ditën e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të. Pavarësisht festës dhe surprizave të bukura që Nora ka marrë, asgjë nga këto nuk është postuar në rrjetet sociale nga këngëtarja apo bashkëshorti i saj.
Gjithsesi ditëlindja e Norës nuk është kaluar në heshtje, Roberti dhe miqtë e tyre i kanë organizuar këngëtares një festë surprizë që mesa duket ajo nuk e ka pritur aspak.
Siç shihet në disa postime të mikeshës së saj, trajneres së fitness-it Geta Beqa, Nora ka mbetur vërtet pa fjalë pasi është futur në lokalin e mbushur me njerëz, të cilët e kanë befasuar duke i kënduar këngën e ditëlindjes.
Nga fotot e tjera që janë postuar nga miqtë e pranishëm duket qartë që ka qenë një festë fantastike.