INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa më shumë rritesh aq më pak afrojnë shkollat! Ç’përmban matematika e klasën së 10 dhe gafa të tjera…[FOTO]

Sa më shumë rritesh aq më pak afrojnë shkollat! Ç’përmban matematika e klasën së 10 dhe gafa të tjera…[FOTO]

Publikuar më: 14:03 20-09-2016

Që me nisjen e vitit të ri shkollor kanë nisur dhe analizat në lidhje me atë ç’ka duhet të mësojnë këtë vit nxënësit. Edhe pse Ministria e Arsmit një vit më parë tha se ka hequr me qindra tekste nga përdorimi sërisht këtë vit kuptohet qartë se gabimet janë përsëritur madje janë edhe më të trashura. Me këtë situatë kupton qartë se asnjë nga tekstet shkollor nuk është filtruar para se të shkojë në duart e nxënësve.
Një publikim të ri ka prezantuar në rrjetin social FB, një prej ekspertëve të arsimit parauniversitar, Fatmir Vejsiu i cili ka konstatuar një gafë goxha të rëndë për nivelin e nxënësve që do ta përdorin librin e matematikës.
E se thotë kot që do të talleni të gjithë teksa sqaron se matematika është për nxënësit e klasës së 10 dhe niveli i saj s’është as për ata të klasës së katërt.
Po të shohësh përmbajtjen e ushtrimeve është shumë humoristike, pasi një nxënësi të klasës së dhjetë s’mund ti jepet ushtrime kaq shumë fillestare.
Shembull: Të renditin numrat nga më i madhi deri më i vogli!
Apo dhe një shembull tjetër: Listoni qytete sipas më të populluarit.
E këto ushtrime siç sqaron eksperti Vejsiu duke publikuar dhe faqen 67 ndodhen në të njëjtën faqe.

Madje po sot në rrjetet sociale kanë plasur dhe tekste me dashuriçka dhe me lojra jo edukative. E një fakt i tillë që s’ka shumë vend për koment e ofron lënda e Gjuhës dhe Letërsisë e klasës së 12.

In Tv ka publikuar dhe ditë më parë gafa kuptimore deri dhe horror në përmbajtjen e teksteve shkollore. E vetiu lind pyetja sado që ti japësh edukim në shtëpi fëmijës e çon në shkollë dhe shkatërron gjithçka e ky është tashmë fakt, pasi ja ç’mësojnë sot fëmijët, çokollatë me helm, djallin dhe të tjera.

Ja disa ushtrime që janë denoncuar në ReportIN’:

“Kontrollori i trenit juve dhe motrës iu afron 9 çokollata dhe ju detyron të zgjidhni, por tre prej tyre janë me helm.”
E për këtë ushtrim jepen dhe disa alterantiva po horror që mund ti ndiqni në foton më poshtë të cilat tronditin të madh e të vogël.

Ushtrimi 2:

Të maten shpejtësia e rënies së nxënësit në humnerë, bazuar në frekuencën e zërit, e këto i sheh djalli. Edhe ky ushtrim është një tmerr më vete.


Kështu që me pak fjalë të dashur prindër dhe nxënës kujdes nga shkollimi se po kthehet në “makth” me djaj, helm dhe mbi të gjitha me një papërgjegjshmëri totale të drejtuesve të lartë të arsimit, që vetëm firmosin dhe nuk lexojnë më as vetë. Madje dhe kur zbulohen dhe publikohen fakte të tilla nuk reagojnë fare!

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213