Vildane Zeneli është një nga modelet më seksi në Shqipëri.
Modelja mori pjesë në videoklipin e këngës më të re të Tunës me Sevenin.
Në videoklip Tuna dhe Vildania shfaqet në skena të nxehta, skena të cilat janë komentuar shumë nga fansat pasi kanë mbetur pa fjalë.
Ditën e sotme Seven ka zbuluar se modelja nuk është paguar për këtë videoklip, pasi e ka shoqe.
“Vildanen e kam shoqe prej kohësh, nuk ka fituar para për videoklipin, e ka bërë për qejf, për hatrin tim se është shoqja ime. Normalisht ajo është modele me emër në Amerikë, ajo është speciale”, tha Seveni.