INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa mirë që kemi emigrantë, gati 1 në 3 familje shqiptare në 2018 u ushqyen me paratë e tyre

Sa mirë që kemi emigrantë, gati 1 në 3 familje shqiptare në 2018 u ushqyen me paratë e tyre

Publikuar më: 10:08 18-06-2019

Në vitin 2018 emigrantët shqiptarë kanë dërguar në atdhe 1.3 miliardë euro. Janë rreth 1.2 milionë shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë që mbajnë me bukë rreth 200 mijë familje shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë 927 milionë euro vijnë në formën e transfertave personale dhe 309 milionë euro nga të ardhurat nga puna. Ndërsa flukset dalëse janë 97.5 milionë euro, pra në Shqipëri mbeten 1.23 miliardë euro, një shumë që është gati 8% më e lartë në raport me vitin 2017. Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Dërgesat nga jashtë përbëjnë 90% të të ardhurave familjare të atyre që i marrin.

Nga 770 mijë familje që janë në Shqipëri, rreth 200 mijë prej tyre e sigurojnë mbijetesën përmes të ardhurave që marrin nga të afërmit e tyre që punojnë jashtë.
Remitancat përbëjnë fluksin më të madh hyrës në ekonominë shqiptare, duke lënë pas investimet e huaja direkte dhe eksportet. Ato kanë qenë fluksi financiar më i qëndrueshëm dhe më i sigurt në ekonominë shqiptare, ndër vite.
Mësohet se rreth 1/3 e familjeve i përdorin remitancat për shpenzime bazë ushqime dhe ilaçe dhe 41% e tyre një pjesë të parave i kursejnë.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717