Shpesh herë përdoruesit e aplikacionit të ‘WhatsApp” kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj tij. Ata ankohen se aplikacioni e shkarkon shumë baterinë e telefonit dhe drita e tij është shumë e lartë.
Duke qenë se ky problem u bë madhor dhe shumë njerëz filluan të mos e përdornin më, drejtuesit e kompanisë kanë dhënë lajmin e mirë. Ata shprehen se shumë shpejt ‘WhatsApp’ do të ketë opsionin e uljes së dritës dhe kjo gjë do të sjellë shumë lehtësim për ju. Bateria nuk do të harxhohet shumë shpejt dhe drita blu nuk do të depërtojë në sytë tuaj.