INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa mundësi ka që Fero dhe Arbenita të rikthehen? Këtë jua tregon vetë modelja!

Sa mundësi ka që Fero dhe Arbenita të rikthehen? Këtë jua tregon vetë modelja!

Publikuar më: 11:29 29-09-2023

Ndërsa Fero, pas daljes nga qelia, pikërisht për shkak të akuzave që i vinin nga ish-partnerja, Arbenita Ismalji, për dhunë fizike dhe psikologjike, ka vendosur të lërë muzikë dhe i ka hyrë rrugës së përkushtimit ndaj fesë, marrëdhënia e tij me modelen duket se po kalon në ca momente jo edhe aq të qarta.

Sigurisht, ata janë të ndarë momentalisht dhe kjo është konfirmuar jo vetëm nga ish-reperi në intervistat e tij dhe nga postimet në rrjetet sociale të Arbenitës, por edhe nga fotot që qarkulluan të modeles nga seanca gjyqësore, ku mesa duket ata janë duke luftuar për kujdestarinë e së bijës.

Megjithatë, Fero sërish deklaron që e dashuron më shumë gruan tani që ka "kthyer faqe", e quan grua pasi ende nuk janë divorcuar, ndërsa i dërgon edhe "sinjale" me ato që poston në Instagram, ku tregon për ndjesitë e tij për sa kohë ishin bashkë. Si i ka pritur Arbenita këto, që në dukje janë si tentativa për t'u rikthyer edhe njëherë bashkë?

Epo jo edhe aq mirë, sepse mesa duket Fero ka bërë edhe përpjekje private për t'u rikthyer me modelen, por se si e ka pritur ajo këtë, na e ka treguar sërish nëpërmjet Instagram-it.

Kështu, me një meme ku tregon reagimin e saj kur "ai i thotë le të kthehemi bashkë se tani kam ndryshyar", Arbenita tregon se nuk ka fare shance që kjo të ndodhë, të paktën momentalisht.

-640-0-arbi-927.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916