Partia Demokratike përmes një postimi në rrjetin social facebook ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama sa i përket taksës tek Rruga e Kombit. Në videon e publikuar të titulluar ‘Sa na kushton Edi Rama’ PD tregon dhe bën diferencën sesi paguhet në shtete të ndryshme.
PD shprehet se Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollar nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve.
Një ditë më parë kryedemokrati Basha bëri thirrje për mosbindje civile dhe që shqiptarët të kundërshtojnë duke mos paguar taksat.
Postimi i plotë:
Edi Rama grabit shqiptarët për të pasuruar konçesionarët!
Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollarë nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, por tani kërkon të na grabisë sërish me taksën e Rrugës së Kombit.