Para pak javësh, kryebashkiaku i qytetit të Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin e bukur se ai dhe Ajola Xoxa do të bëheshin prindër për herë të parë. Erioni zbuloi se partnerja e tij do të sjellë në jetë një djalë. Çifti janë shfaqur shumë të entuziazmuar për fëmijën që do të lindë së shpejti pasi tashmë Ajola është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe një vëmendje shumë e madhe ka qenë te ajo.
Ajola Xoxa ishte e pranishme në një event në Tepelenë në kampin e internimit në këtë qytet dhe në fotot më poshtë të siguruara nga zoneelire.al, shihet barku i rrumbullakosur i saj, e cila e veshur me një fustan të zi të ngushtë, duket mjaft në formë në muajt e fundit të shtatzënisë.