Gjithkush nga ne do të mësojë se sa objekte kulturore që mund tu ofrohen edhe turistëve ka në vendin tonë. Ministria Turizmit, ka bërë një inventar të objekteve kulturore në të gjithë vendin që paraqesin interes për t’u vizituar.
Database është me rreth 1391 objekte të shpërndara në 12 prefektura të vendit. Sipas një database që ka ndërtuar Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës kanë edhe numrin më të madh të objekteve kulturore të vizitueshme përkatësisht me nga 210 dhe 206 secila. Më pas, për nga numri i madh i objekteve kulturore janë qytetet e Elbasanit, Tiranës, Beratit dhe Shkodrës.
Numrin më të ulët të objekteve e kanë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Turizmit, vërehet një trend pozitiv i treguesve të ndryshëm vizitorë dhe të ardhura për sa i përket turizmit kulturor.
Më saktësisht, nga viti 2015 në vitin 2016, vizitorët në muze, parqe dhe monumente kulturore janë rritur me 17,5%, ndërkohë që të ardhurat e arkëtuara nga këto institucione janë rritur me 18,9%.
Vërehet që numri më i lartë i vizitorëve për vitin 2016 është i përqendruar në Parqet Arkeologjike, ndjekur më pas nga Monumentet e Kulturës dhe në fund nga Muzetë Kombëtare.